Kyrie Irving nuk ka në plan të ndahet me Brooklyn Nets.
Në një intervistë të dhënë të shtunën për gazetarët, ai the sa ndihet shumë i lumtur tek nju jorkasit.
“Më pëlqen këtu. Sapo të vijë vera, e di që do të kemi disa biseda, por nuk ka asnjë mënyrë që ta lë njeriun tim 7 kudo.”, duke iu referuar Kevin Durantit i cili bart fanelën me numrin shtatë.
Komentet e 30 vjeçarit erdhën një ditë përpara se ai të planifikonte të luante ndeshjen e tij të parë në shtëpi për Nets këtë sezon, tani që kryebashkiaku i Nju Jorkut Eric Adams përjashtoi atletët dhe interpretuesit nga vendimi i vaksinës së qytetit për koronavirusin.
Irving ka thënë se është i pavaksinuar, gjë që do të thotë se ai ka të drejtë të luajë vetëm lojëra në rrugë për Nets që kur u ribashkua me ekipin në janar.
Ofrimi i një zgjatjeje për Irving do të thotë që Nets mund të kenë rreth 560 milionë dollarë ‘të premtuar’ për tre lojtarë.
Kyrie Irving says his plan is to re-sign with the Nets this summer:
— Nets Videos (@SNYNets) March 26, 2022
"I love it here... there's no way I could leave my man 7 anywhere" pic.twitter.com/Xvhx77Myqq
Zgjatja katërvjeçare e Durant me Nets, me vlerë 194 milionë dollarë, fillon sezonin e ardhshëm, duke e mbajtur atë nën kontratë me Brooklyn gjatë sezonit 2025-2026.
Ndërsa Ben Simmons, i cili ende nuk ka bërë debutimin e tij me Nets pasi u ble nga Filadelfia në fillim të këtij sezoni, është nën kontratë deri në 2024-2525 dhe i detyrohet rreth 113 milionë dollarë deri në pjesën e mbetur të marrëveshjes së tij.
Kyrie Irving iu bshkua Brooklyn Nets më 7 korrik, 2019.