Të mërkurën (nesër) do të bëhet grumbullimi i dytë i Kosovës U18 në konkurrencën e meshkujve. Grumbullimi do të bëhet në Shkollën Model "Qamil Batalli" të Prishtinës nga ora 17:00.
Përzgjedhësi i kësaj grupmoshe, Ilir Selmani ka ftuar 33 lojtarë, listë që më pas do të shkurtohet para ndeshjeve ndërkombëtare.
Selmani ka mundësi të shohë nga afër formën e lojtarëve dhe më pas të zgjedhë 12shen përfundimtare.
Kosova U18 te meshkujt do të jetë në grup me Holandën, Bosnjën e Hercegovinën, Bullgarinë, Gjeorgjinë dhe Norvegjinë në Divizionin B. Garat mbahen në Oradea të Rumanisë nga 29 Korriku deri më 7 Gusht.
Lista e gjerë:
Anes Gashi - Trepça
Anid Gashi - Trepça
Ergyn Rushiti - Trepça
Donart Loshi - Trepça
Ismajl Voca - Trepça
Eliot Peci - Marigona Hill Prishtina
Norik Binqe - Marigona Hill Prishtina
Genc Zeqiri - Marigona Hill Prishtina
Eris Zenelaj - Marigona Hill Prishtina
Jon Ismajli - Marigona Hill Prishtina
Dardan Maxharraj - Istogu
Orges Shatri - Istogu
Sadik Alushaj - Istogu
Olsi Kurtaj- Peja DT
Genc Matoshi - Peja DT
Ajdan Kololli - Amerikë
Altin Morina - Peja DT
Ruzhdi Krasniqi – Prizreni 16
Rron Dahsyla - Vëllaznimi
Altin Shala – Golden Eagle Ylli
Bardh Istrefi - Gjermani
Drinor Gërxhaliu - Vushtrria Basket
Dren Hasani - Neë Basket
Roni Kastrati - Peja
Meriton Gashi - Peja
Blend Saliaga - Peja
Milot Shala - Peja
Don Shehu - M Junior
Don Tigani - M Junior
Lum Zeqiri – Marigona Hill Prishtina
Dren Kastrati – Marigona Hill Prishtina
Adis Gashi – Prizreni 16
Albin Gashi - Amerikë