Në prag të fillimit të fazës së dytë të Kampionatit Kombëtar në basketboll për meshkuj, skuadrat që militojnë në Superligë kanë nisur të kryejnë përforcimet e radhës.
Kështu, ekipi i Teutës ka zyrtarizuar transferimin e basketbollistit amerikan Malik Miller.
23-vjeçari luan në qendër dhe pritet të japë një ndihmë të madhe te durrsakët në fitimin e titullit kampion.
Sipas klubit të Teutës, lojtari do të jetë një përforccim me vlera, një basketbollist që për herë të parë luan në Europë.
Ndërkohë, Vllaznia, pasi zyrtarizoi afrimin e Eric Cooper Jr, ka larguar nga radhët e saj basketbollistin amerikan Jarius Jathniel Shumpert.
Ky i fundit pat ardhur në nëntor të vitit të kaluar, por paraqitja e tij në parket ishte larg pritshmërive, ndaj dhe palët kanë mbyllur para kohe kontratën.