Prince Caffe Superliga po vazhdon të dhurojë shumë sfida interesante.
Basketbollisti më i mirë i kësaj jave ishte Jordan Harris i Vëllaznimit. Ai ndaj Ponte Prizrenit, ndeshje që shkoi në vazhdime kishte 35 pikë, katër kërcime e gjashtë asistime, duke pasur indeksin e ndeshjes 37, apo më të lartin e kësaj xhiro dhe duke u shpallur MVP i javës. Harris realizoi dhjetë trepikësha nga 13 tentime dhe ishte më meritori që kuqezinjtë fituan ndaj prizrenasve.
Top 5
Jordan Harris (Vëllaznimi) 35 pikë, 4 kërcime, 6 asistime
Andrew Gordon (Trepça) 22 pikë, 6 kërcime, 2 asistime
Will Daniels (Trepça) 15 pikë, 9 kërcime, 3 asistime
Daniel Lekndreaj (Bashkimi) 16 pikë, 11 kërcime, 1 asistim
Brooks Debischop (Sigal Prishtina) 12 pikë, 10 kërcime, 4 asistime
Lajmi i plotë në uebfaqen zyrtare të FBK-së