Boston fitoi 115-93 ndaj Portland, duke mbajtur të gjalla shpresat për kreun e renditjes në Lindje.
Tatum me 30 pikë bëri diferencën në fushë për Celtics, duke i bërë të pavlefshme 27 pikët e Lillard për Portland. Humbet ekipi i Miami, që në fushën e tij u mund 104-100 nga Cleveland (Garland 25 pikë).
Zhgënjen skuadra e Dallas, që u mund 113-106 nga New Orleans, në një ndeshje të dominuar nga vendasit. Irving realizoi 27 pikë për Dallas, por që s’mjaftuan për fitore, ndërsa për vendasit u dallua McCollum me 32 pikë. Clippers, falë 24 pikëve të Leonard e 23 të George mposhtën 108-100 Toronto.
Ngjit shkallët në renditje në Perëndim ekipi i Phoenix, që sot fitoi 132-101 ndaj Oklahoma. Devin Booker me 44 pikë bëri diferencën në fushë për Suns.
Humbet edhe Denver, ekipi që kryeson renditjen në Perëndim, që në fushën e tij u mund 117-96 nga Chicago (u dallua Zach LaVine me 29 pikë).
NBA – Rezultatet e sotme
Washington – Atlanta, 120-122
Boston – Portland, 115-93
Miami – Cleveland, 100-104
New Orleans – Dallas, 113-106
Denver – Chicago, 96-117
Phoenix – Oklahoma, 132-101
Clippers – Toronto, 108-100