Ylli i Los Angeles Lakers, LeBron James, mund të mos përfshihet në ekip për sezonin e ri, pasi është duke konsideruar pensionimin shkruan Bleacher Report.
“Mbretit” i kanë mbetur edhe dy vjet në kontratën me Lakers, por ky mund të jetë i fundit në karrierën e tij.
Në konferencën pas ndeshjes ndaj Denver Nuggets, James tregoi se ka shumë për të menduar rreth të ardhmes së tij në basketboll.
Për këtë arsye mediet amerikane kanë aluduar në pensionimin e mundshëm të tij.