Kosova për herë të parë do të luajë në Zvicër në basketboll.
Dardanët do të përballen me Helvetikët, të shtunën nga ora 17:30 në Fribourg, përkatësisht palestrën “Site Sportif Saint-Leonard”.
Kjo është një mundësi e mirë për bashkatdhetarët tanë që jetojnë në Zvicër, të shohin nga afër Dardanët.
FBK fton shqiptarët që jetojnë në Zvicër t’i mbështesin basketbollistët e Kosovës, pasi është sfidë jetike.