Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) e ka nderuar me Mirënjohje, Kapitenin e Policisë së Republikës së Kosovës, Bajram Shabani.
"Kryetari i FBK-së, Arben Fetahu i ka dhuruar Mirënjohjen, si dhe fanellën e Kosovës, në shenjë mirënjohje për kontributin e tij, si dhe të Policisë së Kosovës në ndihmën për organizimin e garave vendore dhe ndërkombëtare në vendin tonë.
Fetahu e ka falënderuar për mbështetjen e dhënë dhe përkrahjen e vazhdueshme të Policisë për basketbollin e Kosovës.
Si Fetahu, po ashtu edhe Shabani, kanë shprehur gatishmëri për të thelluar bashkëpunimin për të ardhmen", thuhet nga FBK: