Golden State gjashtë humbje radhazi, Miami tirumfon ndaj Brooklyn!
Vetëm dy ndeshje janë luajtu sot në NBA e surprizat nuk kanë munguar.
Miami mposhti 122-115 Brooklyn , në një ndeshje të dueluar deri në fund. Bridges e Walker realizuar nga 23 pikë për Nets, por që s’mjaftuan për të fituar. Për Miami, Butler realizoi 36 pikë e Robinson 26, duke bërë diferencën në fushë.
Vijon kriza e ekipit të Golden State, që pa disa nga yjet në fushë u mund 128-109 nga Oklahoma.
Për Warriors kjo është humbja e gjashtë radhazi, duke dalë nga zona play off. Për Oklahoma u dalluan Shai me 24 pikë e Joe me 23 pikë.