Është mbyllur raundi i 24-t i Euroleague në basketboll për meshkuj.
Skuadra e Real Madrid vijon të komandojë e vetme, madje e shkëputur nga rivalët, duke korrur fitoren e 21-të sezonale. “Los blancos” fituan 106-101 ndaj Maccabi Tel Aviv.
Në vendin e dytë qëndron e vetme skuadra e Barcelonës, që mundi 84-57 rivalët italianë të Virtus Bolonja, që me këtë humbje zbresin në vendin e pestë.
Në vendet 3-4 janë ekipet e Panathinaikos dhe Fenerbahce.
Të dyja këto skuadra fituan në ndeshjet e fundit: Grekët mundën italianët e Armani Milano 79-62, ndërsa turqit fituan 83-73 në fushën e francezëve të Villeurbanne.
Në fazën play off shkojnë tetë ekipet më të mira të sezonit të rregullt.
Euroleague – Raundi i 24-t
Bayern Mynih – Baskonia Gasteiz, 112-109
Villeurbanne – Fenerbahce, 73-83
Crvena Zvezda – Partizan Beograd, 82-64
Olympiacos – Alba Berlin, 101-87
Real Madrid – Maccabi Tel Aviv, 106-101
Zalgiris Kaunas – Anadolu Efes, 96-70
Monaco – Partizan Beograd, 85-70
Panathinaikos – Armani Milano, 79-62
Barcelona – Virtus Bolonja, 84-57