Boston Celtics po vazhdon më suksese në Ligën NBA, teksa këtë herë triumfuan përballë ekipit të Detroit Pistons me rezultatin 119:94.
Celtics ishin skuadër shumë më e mirë nga fillimi e deri në fund të sfidës, diferenca e fitores u bë në çerekun e dytë dhe të tretë.
Katër basketbollistë për fituesit realizuan pikë dyshifrore, derisa më i dalluari ishte Jaylen Brown me 31 pikë.
Rikthehet te fitorja skuadra e Los Angeles Lakers, që mundi 136-105 Atlanta Hawks.
Që në çerekun e parë u pa që Lakers kishin hyrë për fitore, e këtë e vazhduan deri në fundin e ndeshjes.
I gjithë ekipi startues realizoi mbi 10 pikë, ku u dalluan D’Angelo Russell me double-double prej 27 pikëve e 10 asitimeve si dhe LeBron James me 25 pikë.
Fitore të rëndësishme për zonën “play off” mori Philadelphia 76ers përballë Miami Heat me shtatë pikë avantazh, 98:91.
Fal triumfit në çerekun e parë dhe të tretë, Philadelphia arriti që në fund të marr fitore.
Fitore në sekonda të fundit për Chicago Bulls ndaj Portland Trail Blazers 110-107.
Më meritori në këtë fitore për Bulls ishte DeMar DeRozan me 28 pikë.
Në takimet tjera, Cleveland Cavaliers triumfoi ndaj Indiana Pacers 108:103, Minnesota fitoi ndaj Utah Jazz 114:1014, zhgënjen Golden State Warriors, që u mund 119-112 në fushën e saj nga New York, si dhe Sacramento fitoi në vazhdim ndaj Memphisit 121:111.