Dy ndeshje të luajtura sot në çerekfinalet e play off-it në NBA, nga një për secilën Konferencë.
Në Lindje, ekipi i Miami fitoi 111-101 në fushën e Boston, duke barazuar 1-1 serinë e takimeve.
Të gjithë titullarët e ekipit nga Florida realizuan mbi 10 pikë, me Tyler Herro që ishte proptagonist me 24 pikë e 11 asist. Adebayo e Martin realizuan nga 21 pikë secili për Miami. Për Boston, dyshja Brown-Tatum realizoi 61 pikë, por që mbetën për statistikë.
Në Perëndim, skuadra e Oklahoma udhëheq 2-0 serinë e ndeshjeve ndaj New Orleans, pas fitores së sotme 124-92.
Ndeshje pa histori, komanduar nga vendasit, që u renditën të parët në sezonin e rregullt.
Të gjithë gitullarët realizuan mbi 15 pikë, me Alexander Shai protagonist, autor i 33 pikëve, mbështetur nga Holmgren me 26 pikë. Për miqtë, mungoi lojtari –lider.
NBA-Çerekfinalet, Kon.Lindjes
Cleveland – Orlando, (2-0)
New York – Philadelphia, (2-0)
Boston – Miami, 101-111 (1-0)
Milwaukee – Indiana, (1-1)
NBA-Çerekfinalet, Kon.Perëndimit
Minnesota – Phoenix, (2-0)
Denver – Lakers, (2-0)
Clippers – Dallas, (1-1)
Oklahoma – New Orleans, 124-92 (1-0)