Mbyllet afati kalimtar në basketboll

Basketboll

Mbyllet afati kalimtar në basketboll

Më: 26 gusht 2024 Në ora: 14:25
Foto ilustrim

Ka përfunduar afati kalimtar në basketbollin e Kosovës në të dyja konkurrencat. Klubet kanë qenë mjaft aktive në këtë afat, duke u përforcuar varësisht nga synimet që kanë.

Të gjitha klubet e elitës së basketbollit të meshkujve janë përforcuar me lojtarë vendorë dhe ndërkombëtare.

Mjaft aktive kanë qenë edhe ato të Ligës së Parë të meshkujve.

Gjithashtu edhe te Superliga Femrat, gjashtë skuadrat kanë bërë përforcimet e nevojshme, si dhe disa duke vazhduar me lojtaret kryesore nga edicioni i kaluar.

Gara pritet të jetë mjaft interesante në këtë edicion te femrat, duke marrë parasysh përforcimet e bërë.

commentFirst article
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat