Prishtina shënon fitore ndaj Pejës 03

Basketboll

Prishtina shënon fitore ndaj Pejës 03

Më: 1 shkurt 2025 Në ora: 23:24
Prishtina

Prishtina shënon fitore ndaj Pejës 03 me rezultat 62:73 (15:19, 22:24, 10:18, 15:12) në javën e 13-të të Superliga Femrat.

Çereku i parë nisi më mirë për bardhekaltret, që e mbyllën me shifrat 15:19. Ndërsa në periudhën e dytë, u zhvillua një lojë e barabartë, por pejanet ishin për një nuancë më të mira dhe fituan 22:24, kurse pjesa e parë përfundoi 37:43.

 Perioda e tretë vazhdoi me dominimin e Prishtinës, që mbylli këtë çerek me shifrat 10:18, që ishte edhe çereku vendimtar për të vazhduar në një dhjetë minutësh të fundit më të barabartë, që u mbyll me shifrat 15:12. Prishtina shënoi fitore me rezultatin 62:73.

 Më e mira te Peja 03 ishte Calveion Sharqueail Landrum me 24 pikë, katër kërcime dhe katër asistime, ndërsa te Prishtina më e mira ishte Alaina Riceme me 25 pikë, dhjetë kërcime dhe katër asistime.

 Të dy skuadrat kanë nga shtatë fitore dhe gjashtë humbje pas 13 xhirove.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat