Final 8 Kupa e Ligës së Parë të Meshkujve dhe FIBA Referee Talent Camp në Rahovec

Basketboll

Final 8 Kupa e Ligës së Parë të Meshkujve dhe FIBA Referee Talent Camp në Rahovec

Më: 6 shkurt 2025 Në ora: 16:02
Foto ilustrim

Në Rahovec do të zhvillohet Final 8 i Kupës së Ligës së Parë të Meshkujve.

Ky event i rëndësishëm për Ligën e Parë do të zhvillohet nga 21 deri më 25 shkurt.

Më 21 shkurt ndeshen Grapeland-Vushtrria në çerekfinalen e parë, derisa më 22 shkurt takohen: Kosovari - Kerasan, Istogu - Borea dhe KEKU - NEW Basket.

Të dielën (23 shkurt) do të zhvillohen përballjet gjysmëfinale, ndërsa më 25 shkurt finalja nga ora 19:00.

Po ashtu në Rahovec, Federata e Basketbollit e Kosovës (FBK) organizon FIBA TALENT Referee Camp nga 20 deri 24 Shkurt 2025.

Në këtë Punëtori do të marrin pjesë nëntë gjyqtarë, prej tyre tre janë nga Kosova, derisa gjashtë janë të huaj (Një nga Greqia, Italia, Hungaria, Austria, Mali i Zi dhe Kroacia).

Gjyqtarët do të gjykojnë ndeshjet e Kupës së Ligës së Parë të Meshkujve dhe gjysmëfinalet e Kupës së Femrave.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat