Trepça dhe Bashkimi do të përballen në superfinalen e ProCredit Kupës së Kosovës.
Rruga nuk ishte e lehtë për këto dy skuadra. Mitrovicasit në çerekfinale eliminuan Proton Cable Prizrenin, kurse në gjysmëfinale rivalin e vjetër, Sigal Prishtinën, ku edhe pse humbën ndeshjen e parë, u rikthyen në atë të dytë për të siguruar biletën për finale.
Bashkimi në çerekfinale eliminoi Borën, derisa në gjysmëfinale Vëllaznimin. Në ndeshjen e parë pësuan nga kuqezinjtë, derisa në përballjen e dytë arritën rikthimin për të siguruar finalen.
Trepça kërkon trofeun për herë të katërt radhazi, ku më 2022 kishte mundur pikërisht Bashkimin, derisa prizrenasit duan trofeun për herë të parë nga viti 2001.
Rruga drejt finales
Çerekfinale
Proton Cable Prizreni - Trepça 73:91
Trepça - Proton Cable Prizreni 95:61
Bora - Bashkimi 66:88
Bashkimi - Bora 97:74
Gjysmëfinale
Sigal Prishtina – Trepça 67:65
Vëllaznimi – Bashkimi 80:71
Trepça - Sigal Prishtina 84:66
Bashkimi – Vëllaznimi 90:73
Finalja
Prishtinë: 12 shkurt, 19:00