Tirana fiton duelin ndaj Sigal Prishtinës

Basketboll

Tirana fiton duelin ndaj Sigal Prishtinës

Më: 11 shkurt 2025 Në ora: 22:14
Pamje nga ndeshja

Tirana ka fituar sfidën kryeqytetase ndaj Sigal Prishtinës me rezultat 77:69 (17:12, 12:19, 26:25, 22:13), në javën e tretë të Ligës Unike.

Tiranasit ishin më të mirë në çerekun e parë 17:12, derisa e kundërta ndodhi në periudhën e dytë, me prishtinasit që ishin më të mirë, 12:19, për të shkuar në pushim me rezultat 29:31.

Perioda e tretë ishte e baraspeshuar, 26:25, ku fituesi u vendos në dhjetë minutat e fundit. E, në këtë pjesë, tiranasit ishin më të mirë, 22:13, për të triumfuar 77:69.

Te Tirana u dallua Endrit Hysenagolli me 17 pikë e dhjetë kërcime, derisa te Sigal Prishtina më i miri ishte Tyrrel Tate me 18 pikë e katër kërcime, njëherësh ishte i huaji i vetëm që u paraqit te prishtinasit.

Tirana ka dy fitore e dy humbje, ndërsa për Sigal Prishtinën ishte humbja e parë pas tri fitoreve.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat