Partizani fiton dramën ndaj Tiranës

Basketboll

Partizani fiton dramën ndaj Tiranës

Më: 11 mars 2025 Në ora: 20:34
Foto ilustrim

Në një sfidë dramatike, Partizani ka fituar në derbin e qytetit ndaj Tiranës me rezultat 69:68 (24:10, 13:17, 15:28, 17:13), në javën e dhjetë të Ligës Unike.

Përballja u vendos në sekondat e fundit, kur Aida Palko, katër sekonda nga fundi shënoi pikët e fitores për Partizanin për rezultatin përfundimtar 69:68.

Sa i përket ndeshjes, vendaset ishin bindshëm më të mira në çerekun e parë, 24:10, por në periudhën e dytë, mysafiret për një nuancë ishin më të mira 13:17, derisa në periodën e tretë, shkëlqyen vashat bardheblu, 15:28, duke bërë që ndeshja të vendoset në dhjetë minutat e fundit.

E, në këtë pjesë herë njëra e herë tjetra skuadër kalonte në epërsi, derisa pikët e fitores i shënoi Palko.

Partizani me pesë fitore e pesë humbje siguron një vend në Final 4, derisa Tirana i përfundon garat e rregullta me katër fitore e gjashtë humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat