Peja 03 me fitore në Vlorë siguron vendin e dytë

Basketboll

Peja 03 me fitore në Vlorë siguron vendin e dytë

Më: 11 mars 2025 Në ora: 20:39
Pamje nga ndeshja

Peja 03 ka shënuar fitore në Vlorë ndaj Flamurtarit me rezultat 54:63 (13:13, 18:21, 16:9, 7:20), në javën e dhjetë apo të fundit për garat e rregullta në Ligën Unike Femrat.

Me këtë fitore vashat pejane sigurojnë vendin e dytë para Final 4, që zhvillohet mesjavën e ardhshme në Shqipëri.

Sa i përket ndeshjes, ajo është vendosur në dhjetë minutat e fundit, ku mysafiret ishin më të mira 7:20, për të triumfuar në fund me nëntë pikë epërsi 54:63.

Flamurtari ka pesë fitore e pesë humbje, po ashtu duke siguruar garat shtesë, derisa Peja 03 numëron gjashtë fitore e katër humbje, duke u renditur e dyta.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat