Final 4 i Ligës Unike Femrat në Shqipëri

Basketboll

Final 4 i Ligës Unike Femrat në Shqipëri

Më: 12 mars 2025 Në ora: 15:57
Pamje

Konform marrëveshjes mes Federatës së Basketbollit të Kosovës (FBK) dhe Federatës Shqiptare të Basketbollit (FSHB),

Final 4 i Femrave këtë vit zhvillohet në Shqipëri, ku FSHB është përcaktuar për qytetin e Vlorës dhe ai i meshkujve do të zhvillohet në Kosovë, derisa për vendin ku do te mbahet do të vendosë Bordi i FBK-së në ditët në vazhdim. 

Me ndeshjet e xhiros së dhjetë në Ligën Unike Femrat përfunduan garat e rregullta.

Tashmë janë përcaktuar çiftet gjysmëfinale të kësaj gare, ku katër skuadra do të luftojnë për titullin e kampionit.

Bashkimi u rendit i pari me nëntë fitore e një humbje, derisa Peja 03 e dyta me gjashtë fitore e katër humbje. Partizani dhe Flamurtari nga pesë fitore e pesë humbje siguruan Final 4.

Tirana mbeti jashtë garave shtesë me katër fitore e gjashtë humbje, ndërsa Junior 06 Moni Bau në edicionin debutues kishte një fitore e nëntë humbje.

Në gjysmëfinale do të përballen Bashkimi me Flamurtarin, si dhe Peja 03 me Partizanin.

Ndeshjet gjysmëfinale zhvillohen më 18 mars, derisa ndeshja për vendin e tretë dhe finalja më 20 mars.

Orari

18.03.2025

E martë

18:00 Bashkimi - Flamurtari

20:30 Peja 03 - Partizani

20.03.2025

E enjte

16:00 Ndeshja për vendin e tretë

18:30 Ndeshja Finale

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat