Cleveland korrin fitoren e 16-të radhazi

Basketboll

Cleveland korrin fitoren e 16-të radhazi

Më: 15 mars 2025 Në ora: 12:04
Pamje nga ndeshja

Cleveland vijon të dominojë në NBA, duke fituar sot 133-124 ndaj Memphis dhe korrur suksesin e 56-të sezonal. Vendimtar stoli i skuadrës së Cavaliers, nga ku erdhën 59 pikë, ndërsa 44 pikët e Ja Morant për Memphis nuk mjaftuan.

Humbja e katërt radhazi për Lakers, që u mundën 131-126 nga Denver, dy skuadra rivale në Perëndim. 6 lojtarë të Denver realizuan mbi 13 pikë,  ndërsa për kalifornianët munduan si LeBron ashtu dhe Doncic.

Vijon momenti i mirë për Boston, që fitoi 103-91 ndaj Miami dhe mbetet forca e dytë në Lindje (Tatum 28 pikë). Fiton edhe Indiana, 112-100 ndaj Philadelphia, ndeshje ku u dallua Siakam me 27 pikë.

NBA-Rezultatet e sotme

Miami – Boston, 91-103

Philadelphia – Indiana, 100-112

Atlanta – Clippers, 98-121

Houston – Dallas, 133-96

Memphis – Cleveland, 124-133

Minnesota – Orlando, 118-111

San Antonio – Charlotte, 134-145

Denver – Lakers, 131-126

Utah Jazz – Toronto, 118-126

Phoenix – Sacramento, 122-106

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat