Çereku i tretë vendimtar në fitoren e Bashkimit

Basketboll

Çereku i tretë vendimtar në fitoren e Bashkimit

Më: 15 mars 2025 Në ora: 22:18
Pamje nga një ndeshje

Bashkimi fitoi derbin e qytetit ndaj Proton Cable Prizrenit me rezultat 83:70 (27:20, 11:23, 31:5, 14:22), në kuadër të javës së 24-të të ProCredit Superligës.

Çereku i parë ishte kryesisht i barabartë, gjegjësisht tetë minutat e parë, derisa pranë shifrave 19:19, vendasit u shkëputën për të fituar këtë pjesë 27:20. Megjithatë, basketbollistët e Proton Cable Prizrenit u rikthyen shpejt për të përmbysur shifrat dhe rikthyen epërsinë në të mirë të tyre, për të shkuar në pushim me rezultat 38:43.

Por, Bashkimi tregoi fuqinë e tij në periodën e tretë, ku dominuan totalisht, 31:5, ndërsa shifrat pas 30 minutash ishin 69:48.

Pavarësisht se basketbollistët e Proton Cable Prizrenit u munduan në dhjetë minutat e fundit, Bashkimi fitoi në fund, 83:70.

Dirk Williams kishte 22 pikë te vendasit, derisa Lejson Zeqiri shtoi 15 pikë e dhjetë kërcime, ndërsa Mack Smith 17 pikë, ndërkohë që te Proton Cable Prizreni, Jordan Johnson kishte 28 pikë e shtatë kërcime.

Bashkimi ka 17 fitore e shtatë humbje, ndërsa Proton Cable Prizreni pesë fitore e 19 humbje.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat