Pejanët fitojnë në shtëpi ndaj Borës!
Peja regjistroi fitoren e tretë radhazi. Verdhezinjtë fituan ndaj Borës me rezultat 79:68 (18:13, 21:17, 17:16, 23:22), në javën e 24-t të ProCredit Superligës së Kosovës në basketboll.
Benas Griciunas kishte 13 pikë e 12 kërcime te vendasit, derisa Alex Lomax te mysafirët shënoi 16 pikë.
Pas 24 ndeshjeve, Peja numëron 13 fitore e 11 humbje, kurse Bora tetë fitore e 16 humbje.