Nesbitt, ylli i javës në Superligë

Basketboll

Nesbitt, ylli i javës në Superligë

Më: 17 mars 2025 Në ora: 13:19
Jalen Nesbitt

Jalen Nesbitt po kalon në formë të jashtëzakonshme në ndeshjet e fundit.

Pasi shkëlqeu ndaj kampiones, Trepçës, shkëlqeu edhe ndaj Sigal Prishtinës, duke ndihmuar skuadrën e tij, Golden Eagle Ylli një fitore shumë të rëndësishme në kryeqytet.

Ai ndeshjen ndaj prishtinasve e mbylli me 18 pikë, 15 kërcime e pesë asistime.

Nesbitt kishte indeksin 36, apo më të lartin e javës së 24-të, duke u shpallur për herë të dytë radhazi MVP.

Paraqitje shumë të mirë tregoi edhe Lis Shoshi me 15 pikë, gjashtë kërcime dhe dy asistime.

Bashkimi fitoi bindshëm derbin e qytetit ndaj Proton Cable Prizrenit, ku Dirk Williams e mbylli ndeshje me 22 pikë, pesë kërcime dhe tri asistime.

Fitoren e tretë radhazi e regjistroi Peja, duke mundur Borën, ku Benas Griciunas e përfundoi ndeshjen me 13 pikë, 12 kërcime dhe dy asistime.

Fitore të vështirë regjistroi edhe Trepça, duke përmbysur Vëllaznimin, derisa te mitrovicasit u dallua basketbollisti me përvojë Drilon Hajrizi me 14 pikë, nëntë kërcime dhe tri asistime.

MVP

Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 18 pikë, 15 kërcime, 5 asistime, 36 indeksi

Top 5

Jalen Nesbitt (Golden Eagle Ylli) 18 pikë, 15 kërcime, 5 asistime, 36 indeksi

Dirk Williams (Bashkimi) 22 pikë, 5 kërcime, 3 asistime, 28 indeksi

Benas Griciunas (Peja) 13 pikë, 12 kërcime, 2 asistime, 22 indeksi

Drilon Hajrizi (Trepça) 14 pikë, nëntë kërcime, 3 asistime, 18 indeksi

Lis Shoshi (Golden Eagle Ylli) 15 pikë, 6 kërcime, 2 asistime, 18 indeksi

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat