Qyteti i bukur dhe historik i Vlorës do të jetë mikpritës i Final 4 Ligës Unike te Femrat.
Sponsor i Artë i Ligës Unike Femrat, si dhe meshkujt është Banka ProCredit, që gjithashtu është sponsor i Superligës së Meshkujve në Kosovë.
Katër skuadra do të përballen për titullin e kampionit, që shënon edhe fundin e këtij edicioni, ku morën pjesë gjashtë skuadra, tri nga Kosova e tri nga Shqipëria, derisa katër u kualifikuan në “Play-off”.
Bashkimi, që përfundoi garat e rregullta me nëntë fitore e një humbje ndeshet me Flamurtarin, që kishte pesë fitore e pesë humbje.
Prizrenaset që po dominojnë në basketbollin e femrave në Kosovë synojnë një trofe të rëndësishëm, derisa vendaset shpresojnë të fitojnë titullin në shtëpi.
Sfida tjetër gjysmëfinale është ndërmjet Peja 03 dhe Partizanit. Skuadra pejane u rendit e dyta me gjashtë fitore e katër humbje, derisa tiranaset e treta me pesë fitore e pesë humbje.
Orari
18.03.2025
E martë
18:00 Bashkimi - Flamurtari
20:30 Peja 03 - Partizani
20.03.2025
E enjte
16:00 Ndeshja për vendin e tretë
18:30 Ndeshja Finael