Florian Marku kishte planifikuar që të përballej me Charltonin më 30 janar të këtij viti.
Megjithatë, boksieri i mirënjohur shqiptar ka njoftuar se kjo përballje është shtyrë.
Për shkak të rritjes së madhe me rastet nga COVID-19 në Britaninë e Madhe, ndeshja në fjalë do të luhet në një datë tjetër.
Njoftimi i plotë i Markut:
“Për të gjithë ndjekesit e mi !!
Me vjen keq tju lajmeroj qe ndeshja e 30 janarit do ri planifikohet. Kam punuar me shume se kurre gjithe kete kohe edhe pse kam postuar pak.
Per shkak të një rritje të madhe në rastet Covid-19 në Mbretërinë e Bashkuar, lufta ime do te zhvillohet ne nje date tjeter. Vonesa shpresojmë të jetë vetëm pak javë, por unë do t’ju mbaj të gjithëve të informuar për çdo zhvillim te ri“.