Connor McGregor ka reaguar pas pensionimit të Khabib Nurmagomedov.
Më herët gjatë ditës së sotme, Khabib Nurmagomedov deklaroi pensionimin e tij nga MMA.
Ishte spekuluar shumë se Dana White është duke diskutuar mundësinë e rikthimit të Khabib në ring, por tani, rusi ka zyrtarizuar pensionimin e tij.
McGregor pati disa fjalë, dhe nuk dukeshin fjalë uruese.
Khabib i dha fund karrierës së tij në MMA, ai nuk ka pësuar asnjë humbje dhe ka një rekord prej: 29-0-0.
“Urime pensionimi djalosh, shihemi më vonë”, tha ai.
“Kurrë mos harro se kush erdhi në këtë lojë dhe të bëri ai që je. Drejt nga ***** e mia irlandeze”, tha McGregor.
“Mos harroni djemë, nëse nuk dëshiron të zbresësh në peshë, mund të kaloni në një divizion më të lartë. Zoti ju bekoftë”, përfundoi Connor McGregor.