Shqiptari Ilir Latifi ka shënuar fitore kundër kanadezit Tanner Boser.
Përballje interesante dhe pas tre rundeve Latifi u tregua më i mirë se rivali, në duelin e peshave të rënda ne UFC Vegas.
Në rundin e dytë, Latifi pësoi një lëndim në syrin e majtë por fatmirësisht më vonë çdo gjë ishte në rregull dhe në rundin e tretë u tregua jashtëzakonisht i fuqishëm.
Latifi triumfon me vendim të gjyqtarëve dhe shpërthen në lot gëzimi. Dy prej gjyqtarëve ia dhanë pikët Latifit, kurse një Boserit.
Latifi deri më tani ka 15 fitore dhe 8 humbje, derisa kundërshtari i tij ka 19 fitore dhe 7 humbje.