Dy herë kampioni i Evropës në Muay Thai, Ervis Bici, me 26 qershor do të ngjitet sërish në ring, kësaj herë në bazën e tij në Triesta të Italisë ku do të ndeshet ndaj një kundërshtari mjaft të fuqishëm si Amine Mazak.
Për këtë duel Bici përgatitjet e fundit po i zhvillon ne malet e Triestës së bashku me trajnerin e tij, legjenden Sak Kaoponlek dhe kushëririn e tij Ermirian Bici, ku përveç në aspektin fiziko teknik po punohet shumë edhe në analizimin e kundërshtarit. Sipas Bicit pritet te jetë një ndeshje e mire ku beson shume se ne fund do jetë ai që do fitoj.
Ku po i zhvillon pergatitjet per ndeshjen e radhes?
Bici: Përgatitjen po e zhvilloj ne Trieste te Italisë, në malet e Triestes ku po trajnohem me legjendën e ringut Sak Kaoponlek, por gjithmonë së bashku edhe me kushëririn Ermirian Bici. Kush është kundërshtari dhe si e vlerësoni ? Bici: Kundërshtari është Amine Marzak një luftarak i mirë dhe po e studiojmë bashkë me trajnerët dhe stërvitjen po e bëjmë për t’ju përgjigjur teknikes kundërshtarit.
Keni 1 vit pa ndeshje, sa do jete kjo e vështire për ju?
Bici: Normal është e vështir sepse shumë kohë jashtë ringut nuk është e lehtë te gjesh distancat, ne ring nuk është si ne stërvitje ndryshon totalisht nuk është e lehte.
A do të ketë publik, do keni mbështetje?
Bici: Gjithmonë kam pasur mbështetje nga tifozët shqiptar si gjithmonë ato janë gati për mbështetje.
Gjithashtu dhe italianet me mbështesin shumë.
Si e keni përjetuar kohen e pandemisë dhe sa ka qen e vështire per ju largimi nga palestra?
Bici: Jam munduar te jem aktiv ne stërvitje, ne shpi jam stërvitur bashkë me familjen i kam mbajtur te gjithë aktiv, normal ka qen periudhë e vështir por jam munduar ta shtyj kohen duke qëndruar aktiv.
Planet e juaja per vitin 2021?
Bici: Në muajin Gusht planifikoj të organizoj një Event sportiv ne Gjirin e Lalezit ne bashkëpunim me mikun tim nga Arena Ring – Avdyl Salihu, që e falënderoj gjithmonë për mbështetjen morale dhe këshillat sportive.