Khabib Nurmagomedov, ish-kampioni i botës në peshën e lehtë (29 fitore, 0 humbje), ka folur për triologjinë mes Conor McGregor dhe Dustin Poirier, që do të zhvillohet më 10 korrik (UFC 264).
Ai ka thënë se irlandezit i duhet një fitore e shpejtë, me “KO” që në raundin e parë për të mundur rivalin amerikan. Në të kundërt, do të humbasë.
“Për raundin e parë vë bast për Conor. Ai ka nevojë ta mundë Dustin brenda 5 minutave të para.
Sa më shumë shtyhet ndeshja aq më shumë shtohen shanset e Dustin për ta fituar atë, ashtu sikurse bëri në sfidën e janarit.
Për raundet 2-5 ve bast për Poirier”, u shpreh Khabib Nurmagomedov, që bën kështu parashikimin e tij.