Se nuk do të jetë pjesë si gjyqtar në Lojërat Olimpike, kjo nuk është diçka e re, sepse është ditur që moti.
Ditëve të fundit flitet e përflitet se diçka po e mundon Latif Demollin, gjyqtar ndërkombëtar i boksit apo i njohur në Kosovë, si sheik sepse në disa festa si për Vit të Ri vishet kësisoj.
Një burim i afërt me Demollin tha: “Demollin diçka po e mundon dhe shumë po i vjen si vapë edhe kur është ndër hije”.
A thua çfarë është duke pritur sheiku gjatë këtyre ditëve dhe javëve, sepse nuk po e zë vendi vend?
Sigurisht ka një milion punë para vetes apo ka të ngjarë që po zihet diçka brenda Federatës së Boksit të Kosovës. Diçka po zihet brenda federatës, por lajmi nuk po e publikojnë! Demolli është edhe zëdhënës i Federatës së Boksit të Kosovës.