Florian Marku është padyshim shqiptari i momentit.
Fitorja e boksierit shqiptar në ringun e “Tottenham Hotspur”, ku mposhti ukrainasin Maxim Prodan, duke u shpallur kampion i botës në peshën e mesme të IBF, bëri krenar të gjithë shqiptarët.
Por pas karrierës së lavdishme të Florian Markut qendron edhe një grek. Bëhet fjalër për trajnerin e tij, Georgios Armagos, i cili e ka spikatur që të vogël Florianin. Ai, gjithë këto vite ka qenë pranë boksierit shqiptar, jo vetëm si mësues dhe trainer i tij, por edhe një mbrojtës dhe promovues ne shtypin dhe opinion grek
Pas fitores ai i ka hedhur mbi supe edhe flamurin shqiptar djaloshit të guximshëm, si për të përçuar mesazhin se sporti na bashkon.
Kreu i Komunitetit Shqiptar të Selanikut, Luan Zyka ndau në ‘Facebook’ me foto, momentin emocionues.
"Shikoni këtë foto me Kampionin tonë Botëror te Boksit, Flori Marku.
Ai që i hedh mbi supe flamurin shqiptar është trajneri i tij prej vitesh, selanikasi Georgios Armagos .
Jorgos e ka spikatur që në vogëli talentin dhe shpirtin e paepur te Florit. Ai, gjithë këto vite ka qenë pranë Florit jo vetëm si mësues dhe trajner i tij, por edhe një mbrojtës dhe promovues ne shtypin dhe opinion grek.
Është emocionues ky veprim i Georgios Armagos, këtij njeriu dhe traineri të madh, që me punën e tij mbështet vlerat e larta dhe burrërore njerëzore në sport, pa dallim etnik, por duke respektuar edhe origjinën e sportistit të tij.
Ashtu siç e tregoi edhe duke hedhur mbi supet e Florit, kampionit botëror, flamurin e kombit të tij, flamurin kuqezi.Respekt dhe nderim trainerit dhe grekut të madh Georgios Armagos", shkruan Luan Zyka.
Karriera e Markut
“Mbreti shqiptar”, me të vërtetë ka pasur mbështetjen e shqiptarëve nga fillimi i karrierës. Titulli kampion bote, njëkohësisht e konfirmon si i pamposhtur në boksin profesionist, Florian Markun, ku në 10 ndeshje ka fituar 9 dhe ka barazuar 1 tjetër.
Karriera e Markut është përpara. Vetëm 28 vjeç, ai premton se do jetë protagonist i skenave botërore të boksit.