Edmond Zefi sot lufton për titull WBC YOUTH Sot është një ditë e veqantë për boksin kosovar, pasi për herë të parë në peshën Super welter per një titull prestigjos për të rinj do të lufton Edmond Zefi – WBC WORLD YOUTH.
Kundërshtari i tij është algjeriani që jeton dhe vepron në Belgjike, Nabil Messaoudi i cili është i pamposhtur ashtu si Zefi. Dje u zhvillua matja zyrtare dhe e njëjta kaloi me sukses pasi dytë ishin 69.7 kg. Ndryshe, nga afer po e përcjell ngjarjen edhe menaxheri i Edmondit, Muharem Gjocaj i cili u shpreh optimist se në ring do të shohim nje super ndeshje.
“Matja zyrtare e dy bokserëve Edmond Zefi dhe kundërshtarit Nabil Messaoudi përfundoj me sukses. Zefi dhe kundërshtari peshonin 69,7 kg.
Ne i urojmë Edmondit suksese dhe presim fitoren e radhës dhe marjen e titull te WBC për te Rinjet e Botes dhe te njëjtën te sjellim ne Kosovë”, tha Muharem Gjocaj.
Ndryshe duhet cekur se matchmaker i ndeshjes është Avdyl Salihu i cili ka një raport super te mirë me Gjocaj me te cilin tani më kanë bërë publike evenimentin e madh, të tretin me radhe Fight Night “Kosovo” që do zhvillohet më 27 dhjetor ku do të zhvillohen edhe dy ndeshje për titull bote UBO.