Tyson Fury, ka thymbuar sërish dy rivalët e tij të këtij Divizioni, Antonio Joshua dhe ukrainasin Oleksandr Usyk, se mund t’i mposhtë të dy……brenda një nate!
Fjuri pritet të duelojë në fund të prillit ndaj Dillian ËUajtit dhe ka nisur përgatitjen për këtë sfidë. Ndërkohë që Joshua e Usyk, do të zhvillojnë në muajin maj, revanshin e tyre.
“Jam gati të përballem me Usyk 7 herë në javë dhe gjithnjë e mposht.
E sfidoj të duelojmë edhe në kopshtin e shtëpisë së tij. Përballem me Xhoshua dhe Usyk brenda një nate dhe i mund që të dy. Ata nuk kanë asnjë peshë për mua, janë dështakë krahasuar me mua”, u shpreh për mediat britanike Tajson Fjuri, i pamposhtur në ring gjatë karrierës së tij.