Sporti ukrainas është në zi.
Një tjetër sportist është vrarë në zonën e luftës nga ushtria ruse.
Yevhen Zvonok ka ndërruar jetë nga plagët e marra gjatë luftimeve në qytetin Chernigovone.
Mediat ukrainase njoftojnë se 22 vjeçari ndërroi jetë nga bombardimet e ushtrisë ruse, e cila po mundohet ta pushtojë edhe kryeqytetin, Kiev.
Zvonok, kampion ukrainas, e kishte fituar medaljen e argjendtë edhe në Kampionat Botëror.
Pra, ai ishte nënkampion botëror dhe pritej shumë nga ai.
Madje, njohësit e këtij sporti luftarak besonin se 22 vjeçari në të ardhmen kishte potencial të shpallej edhe kampion botëror.
Por, ai iu bashkua ushtrisë ukrainase për ta luftuar agresorin rus.
Më 3 mars ai u befasua nga njëri prej bombardimeve ruse në Chernigov, ndërsa tek të hënën u gjet trupi i tij në shkollën në gërmadhat e shkollës që ishte bombarduar.