Dillian Whyte i ashpër ndaj Fury

Boksi

Dillian Whyte i ashpër ndaj Fury

Më: 18 prill 2022 Në ora: 20:54
Dillian Whyte

Me meçin që po afron, edhe situata po shkon duke u bërë më e tensionuar mes Tyson Fury dhe Dillian Whyte.

Boksieri britanik, Dillian Whyte është sfidues i bashkëkombësit të tij, Tyson Fury për titullin e kampionit të WBC në peshat e rënda në boks.

Fury nuk ka kursyer kritikat e tij për Whyte, por ky i fundit thotë se nuk i bëhet vonë, sepse sipas tij, Fury është plot jashtëqitje.

“Nuk më intereson çfarë Tyson Fury thotë. Ai thotë shumë broçkulla”, ka thënë Whyte.

“Goja e tij është sikur një tualet. Ky është Tyson Fury, ai vetëm thotë broçkulla që dalin nga goja e tij”, shtoi britaniku.

Fury dhe Whyte përballen me njëri-tjetrin më 23 prill, në ‘Wembley’.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat