Shpëtim Bajoku e ka nisur me fitore në garat e boksit në Lojërat Mesdhetare “Oran 2022”.
Boksieri ynë ka shënuar fitore në raundin e parë, pasi e mposhti tunizianin, Abdesalem Sassi.
Shpëtim Bajoku e fitoi meçin me vendim unanim në kategorinë deri në 63 kilogramë.
Meçi në fjalë u përcoll edhe nga Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, si dhe zëvendësministrja nga Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit, Daulina Osmani.