Mirko Puzoviq dot nuk e kishte përtypur kapitullimin nga legjenda e Kosovës, Bajram Hashani.
Bajram Hashani boksier i gjeneratës së artë të Prishtinës, i pati dhënë leksion Mirko Puzoviqit.
Leksion midis Beogradit.
“Në një betejë të madhe, që shihet rrallë, e mundi ky Mirko Puzoviqin e Radniçkit të Kragujevcit“, ka shkruar mes të tjera me 12 shkurt të vitit 1977 gazeta “Rilindja”.
Bajram Hashani ishte kualifikuar në finale të turneut ndërkombëtar “Ngadhënjyesi i Beogradit”.
Boksieri serb ishte shumë i mërzitur duke thënë në ato vite: “Po, Bajram, pranoj se ka qenë më i mirë, por besoj se shpejti do të ndeshemi përsëri.
Në radhë është meçi mes dy ekipeve tona në Kragujevc dhe besoj se do të revanshohemi”.