Kick-boksierja Diellza Mahalla është nënkampione e Ballkanit.
Diellza ka treguar klasin e saj në këtë garë dhe me pak fat do të triumfonte.
Kampionati u mbajt në Tivar të Malit të Zi.
Kryetari i Federatës së Kick-Box-it të Kosovës, Fatmir Makolli, e ka përgëzuar Diellzën për suksesin e madh, për medaljen e argjendtë.
Makolli tha se është edhe një sukses i radhës për shtetin tonë: “I urojmë suksese kampiones tutje”.