Boksieri irlandez John Cooney vdes në spital një javë pas meçit në Belfast!
Lajmi për vdekjen e boksierit irlandez John Cooney tronditi tifozët e sporteve luftarake.
Kujtojmë se ai kishte 11 fitore dhe ishte pa humbje në karrierën e tij profesionale.
Boksieri vdiq pasi pësoi trauma të rënda, lëndime dhe dëmtime që pësoi gjatë luftës në ring.
Kjo ndodhi në përballjen me Nathan Howells nga Uellsi
Irlandezi mori goditje në kokë.
Në rrjetet sociale ka pasur komente se reagimi i arbitrit, por edhe i trajnerëve të boksierit irlandez ka qenë shumë i vonuar dhe se meçi duhej të ndërpritej më herët.
Meçi u ndalua në rundin e nëntë, me irlandezin në terapi intensive, dhe pasi u dërgua në spital u zbulua se ai kishte gjakderdhje të brendshme në kafkën e tij, pas së cilës iu nënshtrua një operacioni.
Fatkeqësisht, ai ndërroi jetë pas disa ditësh.