Du Plessis dhe Zhang mbrojnë titujt kampionë bote në artet marciale mikse

Boksi

Du Plessis dhe Zhang mbrojnë titujt kampionë bote në artet marciale mikse

Më: 9 shkurt 2025 Në ora: 15:36
Pamje

Në Sidney të Australisë, u zhvillua sot eventi UFC-312 në artet marciale mikse, një event i shumëpritur për faktin se u zhvilluan dy duele për titujt kampionë bote.

Për meshkuj, Dricus du Plessis i Afrikës së Jugut (23 fitore e 2 humbje në kafaz) mbrojti titullin kampion bote në peshën e mesme. Ai mposhti me vendim unanim amerikanin Sean Strickland (29 fitore, 7 humbje).

Ky i fundit kishte shansin e artë për t’u hakmarrë për humbjen e një viti më parë, por nuk ia doli dot mbanë. Pas një dueli të luftuar fort, të tri gjyqtarët i dhanë fitoren Du Plessis (50-45, 50-45, 49-46).

Për femra, luftëtarja kineze Weili Zhang (26 fitore, 3 humbje), ashtu sikurse pritej, mbrojti titullin kampion bote në peshën “strawweight” (pasha 48-52kg). Ajo mundi me vendim unanim të gjyqtarëve amerikanen Tatiana Suarez.

Për Suarez kjo ishte humbja e parë në karrierë pas 10 fitoresh.

Një përballje e fortë, por përvoja e Zhang bëri diferencën në kafaz (49.46, 49.46, 49.45 vendimi i tri gjyqtarëve), duke mbrojtur titullin.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat