Usyk konfirmon fundin e karrierës

Boksi

Usyk konfirmon fundin e karrierës

Më: 18 shkurt 2025 Në ora: 11:08
Oleksandr Usyk,

Boksieri ukrainas Oleksandr Usyk, kampion bote në peshën e rëndë kategoritë (WBA, WBC, WBO), ka deklaruar se do të zhvillojë edhe dy duele të tjera para se të mbyllë karrierën e tij.

Ai ka shprehur dëshirën që të përballet me fituesin që do të dalë nga sfida e 22 shkurtit mes Daniel Dubois dhe Joseph Parker.

Ukrainasi mundi Tyson Fury për të fituar të katër titujt kryesorë të peshave të rënda në boks majin e kaluar. Ai la të lirë titullin IBF (aktualisht e mban Dubois), ndërkohë që në dhjetor mbrojti tri titujt e tjerë, kur fitoi edhe revanshin ndaj Fury. Britaniku Dubois do të mbrojë titullin IBF kundër Parker më 22 shkurt.

Fituesi i kësaj sfidë mund të boksojë Usyk më vonë këtë vit për kurorën e padiskutueshme të peshave të rënda. “Jam gati të përballem me boksierin që do të fitojë duelin e 22 shkurtit. Joseph Parker apo Daniel Dubois, për mua nuk ka problem”, tha Usyk për “Sky Sports”.

Ukrainasi, në moshën 38-vjeçare, pret të tërhiqet nga boksi në dy vitet e ardhshme dhe ka të ngjarë të luftojë vetëm një herë pas sfidës së radhës.

“Unë mendoj se do të jem ende edhe dy vjet, ndoshta një e gjysmë në boks. Unë ndihem mirë vetë. Ndjej se kam dy luftime për t’u përgatitur, jo më shumë. Vetëm dy”, tha Usyk.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat