Boksieri britanik merr gjobën e rëndë

Boksi

Boksieri britanik merr gjobën e rëndë

Më: 12 mars 2025 Në ora: 13:33
Pamje

Boksieri britanik Chris Eubank Jr është gjobitur me 100,000 stërlina nga Bordi Britanik i Kontrollit të Boksit.

Vendimi është marrë pas gjestit të tij të ulët në konferencën për shtyp të disa ditëve më parë, kur goditi me vezë në fytyrë rivalin e tij Conor Benn, duke nisur një sherr masiv.

Në një deklaratë bordi tha: “Pas një seance dëgjimore, u arrit në përfundimin se Chris Eubank Jr ishte në shkelje të rregullores 25 (sjellje e keqe) për sjelljen e tij në konferencën për shtyp në Manchester, për duelin e tyre të 26 prillit. Për pasojë, Chris Eubank Jr gjobitet me shumën prej 100,000 stërlinash”.

Promotori i Eubank Jr, Ben Shalom i tha Sky Sports se dënimi ishte jashtëzakonisht i lartë dhe qesharak, jashtë çdo proporcioni. “Do ta apelojmë vendimin, pasi shuma e vendosur nga bordi është jashtëzakonisht e lartë”, tha Ben Shalom. Kjo sfidë duhej të zhvillohej në vitin 2022, por u anulua pasi u zbulua se Benn kishte dështuar në dy teste antidoping.

Eubank shkroi në rrjetet sociale: “Me sa duket ndotja e vezëve ishte arsyeja e dy testeve të tij të dështuara të drogës. Kështu që unë e kontaminova atë me një vezë”. Eubank do të ndeshet me Benn më 26 prill në stadiumin e Tottenham, në Londër.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat