Bach jep lajmin befasues para largimit nga detyra

Boksi

Bach jep lajmin befasues para largimit nga detyra

Më: 18 mars 2025 Në ora: 14:17
Foto ilustrim

Presidenti i Komitetit Olimpik Ndërkombëtar (IOC), Thomas Bach, duke folur në një konferencë për shtyp në prag të mbledhjes së bordit ekzekutiv, ka befasuar duke thënë se boksi do të jetë si sport olimpik në Lojërat e vitit 2028, në Los Anxhelos.

“Ne kemi marrë vetëm një vendim, që është përfshirja e boksit në programin e Lojërave Olimpike të Los Anxhelos. “Në këtë mënyrë, boksierët nga e gjithë bota do të kenë sigurinë për të qenë në gjendje të marrin pjesë në Lojërat Olimpike 2028”, tha Bach.

Ky sport u përjashtua nga Olimpiada e ardhshme dhe turneu i Parisit konsiderohej si eventi i fundit olimpik për këtë sport. Pavarësisht kësaj deklarate të Bach, vendimi për rikthimin e tij duhet të votohet në seancën e IOC, në Greqi.

Sipas AFP, ky vendim vjen pas njohjes “provizore” në shkurt të Federatës së re Ndërkombëtare të Boksit Botëror, e cila e ka dërguar në harresë olimpike IBA (Shoqata Ndërkombëtare e Boksit), e cila ka rënë nën ndikimin rus.

I krijuar në vitin 2023, Boksi Botëror kishte vetëm 78 federata pranë tij deri në fund të shkurtit. Gjithsesi, 62% e boksierëve dhe 58% e medalistëve në Lojërat Olimpike të Parisit ishin të lidhur me këtë Federatë.

Në këtë mbledhje do të zgjidhet edhe presidenti i ri i IOC, por Bach, që largohet nga kjo detyrë, tha se boksi do të jetë ende një sport olimpik. IOC ka vënë kusht që të njohë një “partner të besueshëm” të aftë për të mbikëqyrur boksit.

comment Për komente lëvizni më poshtë
Sot mund të lexoni Shfletoni kopertinat