Reperi amerikan, ASAP Rocky duket se nuk ka harruar se nga vjen, kjo pasi vendosi që personalisht t’i dhurojë 120 vakte ushqimore familjeve në një strehimore ku ai dhe nëna e tij dikur kishin jetuar në fillim të viteve 2000.
Artisti i popullarizuar këtë e bëri në prag të Ditës së Falënderimeve, i cili ofroi 120 vakte të nxehta nga restoranti i tij i preferuar, ‘Amy Ruth’s Restaurant’.
I nominuari dy herë për çmimin ‘Grammy’ i shërbeu 83 familjeve, përfshirë 111 fëmijë.
Rocky ndërkohë u përmbahej rregullave ndaj COVID-19, duke respektuar distancën sociale.
Ky veprim i tij u komentua gjithandej, meqë Rocky dhe nëna e tij, Renee Black, qëndruan në strehimore në fillim të viteve 2000.
Raportohet se ASAP dhe nëna e tij përfituan nga shërbimet e shpëtimit të strehës dhe kjo ishte një arsye e madhe pse ai donte të merrte pjesë dhe t’i kthehej vendit që u siguroi atyre një shtëpi të përkohshme kur ata kishin më shumë nevojë.
Gjesti ishte veçanërisht domethënës gjatë kësaj kohe, ndërsa familjet luftojnë mes një pandemie për të përmbushur nevojat e tyre më themelore.