Ikona e përjetshme dhe diva e kinemasë italiane, Sandra Milo ka pozuar nudo për kopertinën e revistës “Fleëid”.
Aktorja 87-vjeçare pozoi në shtrat me këmbët e hapura, e mbuluar vetëm me një çarçaf.
“Duke luajtur me aparatin fotografik,”- shkroi ylli kinematografisë italiane në imazhin e nxehtë të publikuar në Instagram.

Aktorja, e njohur si muza e Federico Fellinit, u shfaq mjaft sensuale dhe joshëse duke treguar se për të mosha është thjesht një numër.
Në imazhin e realizuar nga fotografja Chiara Meierhofer Muscarà, Sandra Milo u komplimentua shumë dhe mori komente pozitive.

“Për Flewid ajo përfaqëson larminë e moshës në industrinë e modës dhe bukurisë,”- shkroi drejtoresha e revistës, Emi Marchionni.

