Reperi Capital T, së fundmi ishte i ftuar në emisionin “Gjoni Black” dhe gjatë intervistës, nuk i shpëtoi dot disa pyetjeve të sikletshme.
Një ndër to ishte në lidhje me dy reperet e reja në tregun muzikor, Tayna dhe Melinda Ademi.
I pyetur se ç’mendim ka për to, reperi tha se i duheshin të dyja muzikës, dhe për më tepër, zbuloi se e pëlqen punën e tyre.
Por, cilën do të zgjidhte mes të dyjave për një bashkëpunim?
“Përderisa s’kam bërë një projekt me Tynën apo Melindën, i bie që s’më janë përshtatur ende. Në momentin që përshtaten, dijeni që do të jenë aty.
Respekt për Taynën, respekt për Melindën. Ua dëgjoj muzikën, janë ‘nice’.
S’po ta jap një përgjigje diplomatike, po ta jap një përgjigje reale,”- tha reperi, duke mos refuzuar asnjërën prej vajzave kur vjen puna tek bashkëpunimi.