Para një jave, këngëtarja e njohur, Samanta Karavella tërboi rrjetin me fotot, ku pozonte me reçipeta transparente.
Por, duket se idetë për të realizuar një fotosesion me këtë veshje provokuese, nuk kanë mbaruar.
Mbrëmjen e djeshme, këngëtarja publikoi në llogarinë e saj në Instagram pamjet, ku shfaqej me një veshje transparente, që i tregonte çdo gjë.
Karavella e kishte plotësuar look-un me një make up profesional, si dhe me aksesorë të ndryshëm.
Pëlqimet dhe komentet e shumta nga ndjekësit nuk kanë munguar, shumë prej të cilëve e kanë komplimentuar për linjat trupore.
Këtë vit, këngëtarja nuk ka qenë aktive me projekte të reja muzikore, për shkak edhe të situatës së shkaktuar nga pandemia.