Kur flasim për Billie Eilish të gjithë e kanë të qartë suksesin e të gjitha projekteve muzikore që kanë kryesuar klasifikimet britanike, amerikane dhe jo vetëm.
Megjithatë përvec muzikës, ajo çfarë ka “goditur” gjithmonë tek Billie ka qenë dhe pamja e saj.
Duke u shfaqur përherë me ngjyra të ndryshme të flokëve, Billie ia ka bërë të gjithëve të vështirë të kuptojnë se cila është ngjyra e vërtetë natyrale e saj.
Nga e zeza tek e verdha, jeshilja, blu, e verdhë e një sërë ngjyrash, këto janë zgjedhjet më të guximshme që këngëtarja ka bërë deri më tani në rrugëtimin muzikor, ku pas nuk ka lënë në asnjë moment as ‘look-un’ e saj: