Lucia Javorcekova u bë e famshme teksa mediat folën për një marrëdhënie më shumë se miqësore mes saj dhe mbrojtësit sllovak të Interit, Milan Skriniar.
Pikërisht këto “thashetheme” në lidhje me patriotin e saj, bënë që modelja sllovake të shndërrohej në një yll të rrjeteve sociale që kohët e fundit nuk ishte shumë aktive.
Së fundmi, Lucia ka publikuar një foto, ku shihet teksa ka pozuar nudo, ndërsa ka tentua të mbuloj asetet e saj.
Krahas fotos, ajo ka bërë një shkrim të gjatë dhe inspirues.
“Unë jam një grua e fortë dhe e fuqishme. Jam krenare që jam femër dhe festoj cilësitë që kam si grua.
Unë nuk përcaktohem nga mendimi i njerëzve të tjerë se kush duhet të jem ose çfarë duhet të bëj si grua. Unë e përcaktoj këtë, jo askush tjetër.
Nuk jam paraqitur për ndonjë pozitë, titull apo ngritje në detyrë, sepse jam femër. Unë plotësisht i meritoj të gjitha të mirat që më vijnë përpara.
Pavarësisht se çfarë mund të mendojë dikush, të jesh grua nuk vë kufij ose kufizime në aftësitë e mia.
Unë mund të bëj gjithçka që kam vendosur mendjen time. Unë festoj femrën time dhe jam e bukur si brenda ashtu edhe jashtë.”